Profili i kompanise

 

 



STIHL u themelua nga nje njeri i vetem me vizion shume te gjere. Tani, pas me shume se 80 vjetesh, Grupi STIHL puneson mbi 12.000 njerez mes te cileve mbi 400 dizenjator dhe inxhinjere dhe e zhvillon veprimtarine e vet nepermjet rrjetit te mbi 40.000 tregtareve te specializuar ne me shume se 160 vende te botes. Ne saje te cilesise shume te larte, teknikes revolucionare dhe ideve novative, STIHL eshte marka e preferuar per shume profesioniste dhe individe ne mbare boten.
1926 Аndreas Stihl themeloi kompanine ne Shtutgart, Gjermani. U prodhua sharra e pare me zinxhir STIHL me motor elektrik qе perdorej nga dy persona.


1927 Nje vit pasi themeloi kompanine, Andreas Stihl hapi nje fabrike ne Bad Cannstatt ne afersi te Stutgartit. Ndertesa u demtua rende gjate luftes dhe Stihl e zhvendosi prodhimin ne Waiblingen ku ndodhet edhe sot.


1929 U prodhua sharra e pare STIHL me zinxhir me motor me benzine qe perdorej nga dy persona.


1931 STIHL filloi eksportin e motosharrave ne Аmerike dhe Rusi.


1950 U prodhua motosharra e pare ne bote e cila mund te perdorej nga nje person.


1954 : Diversifikimi filloi Nje pajisje shtese tek motosharra STIHL BL e transformoi ate ne hapese gropash.


1959 : Motosharra Legjendare STIHL Contra. Vizioni i Andreas Stihl u realizua, motosharra portabile dhe e lehte ne peshe STIHL Contra revolucionarizoi punen ne pyll duke e motorizuar ate.


1970s Proceset e prodhimit mekanizohen me shume dhe zgjerimi vazhdon.


1970s : Logo STIHL Evolucioni i logos STIHL reflekton diversifikimin e games se prodhimit. E dezinjuar ne fillim si symbol te punes ne pyll u shnderrua tani ne nje marke te veglave cilesore te punes e njohur ne te gjithe boten.


1971 STIHL behet lideri boteror ne tregun e motosharrave duke prodhuar 340.000 cope ne vit. Per plotesimin e kerkesave ne rritje per produkte te cilesise se larte, STIHL hap nje uzine derdhje-stampim formash magnezi ne Prüm-Weinsheim. Uzina prodhon komponente te tille si sotokarter per motosharrat dhe veglat e tjera.


1973 Themeluesi i kompanise, Andreas Stihl vdes ne moshen 76 vjec. Manaxhimi i kalon Hans Peter Stihl dhe motres se tij Eva Mayr-Stihl.


1974 Themelohet STIHL Incorporated ne United States.


1985 Lumberjacks ( Druvaret ) i kane testuar me kohe me forcen e tyre sopatat dhe motosharrat. Per te nxitur kete shpirt gare dhe shfaqjen e aftesive te tyre, u krijua STIHL® TIMBERSPORTS® Series. Ajo ka tani nje baze globale tifozesh qe ndjekin shfaqjet live ne TV.


1992 : VIKING STIHL blen prodhuesin e pajisjeve te kopshteve, VIKING. Me qender ne Tyrol te Austrise kompania u zgjerua shpejt nen drejtimin e Dr. Nikolas Stihl – nipi i themeluesit te kompanise.


2001 Qendra e re e VIKING hap dyert ne Kufstein, Austri per prodhim, dizenjim perfekt, shitje dhe marketing.


2004 STIHL hap Qendren Inxhinjerike ne Waiblingen nepermjet nje investimi prej 40 milion euro per infrastrukturen e kerkimit shkencor R@D ne funksion te se ardhmes.


2008 VIKING prodhon nje game unike te traktoreve te barit. Te dizenjuar krejtesisht nga ekipi austriak, per zhvillimin e ketyre modeleve e reja eshte punuar kater vjet ( 17.000 ore)
2009 STIHL futet ne tregun cordless te veglave te punes me dy tipe gersheresh gardhi te cilat u vleresuan shume nga kopshtaret si te fuqishme, per pune pa zhurme dhe performance te zgjatur.
2010 Teknologjia M-Tronic e STIHL si nje sistem i plote elektronik i manaxhimit te motorit, e ben MS 441 C-M motosharren me te avancuar deri tani.
2011 Nje ere e re fillon me gamen komplete te veglave te kopshtit me bateri nga STIHL. Nje bateri prej lithium-ion e paster, pa zhurme dhe me kohe zgjatje te madhe i jep fuqi te pese veglave qe perdoren me te.
Sot STIHL еshte marka e motosharrave me e shitur ne bote. Duke shfrytezuar dijet, aftesine dhe eksperiencen e vet te fituar nga prodhimi i motosharrave STIHL eshte tani lider dhe per prodhimin e shume veglave te tjera te punes si motokosa, sharra betoni, pajisje fryrese-sperkatese si dhe ka nje game te pasur te produkteve te pastrimit.