Histori Suksesi

 

Filozofia e kompanise sone eshte vendosur nga themeluesi i kompanise, Andreas Stihl i cili e vinte theksin tek orientimi ndaj klientit, cilesia e larte STIHL, respekti per punonjesit dhe shperndarja nepermjet tregareve me pakice te specializuar te cilet kryejne edhe servisin e produkteve. Keto kane provuar te jene faktoret kryesore te suksesit tone. Qe nga themelimi kompanise 85 vjet me pare, ne e kemi zgjeruar dhe zhvilluar vazhdimisht gamen tone te produkteve per Ju dhe me Ju, klientet tane, dhe sot ne perfaqesohemi nepermjet tregtarve tane me pakice te specializuar ne me shum e se 160 vende ne te gjithe boten. STIHL eshte marka me e shitur ne bote per motosharra qe prej vitit 1971. Nga vjen kjo ? Ne jemi te bindur se mund t ju ofrojme zgjidhje me te mira per te plotesuar nevojat dhe deshirat tuaja.

Produktet STIHL ofrojne shume inovacione teknike. STIHL mban me shume se 1000 patenta ne te gjithe boten dhe me futjen tone ne teknologjine e baterive dhe kontrollit elektronik te motorit ne jemi te pajisur me se miri per te perballuar sfidat e se ardhmes. Ne sjellim ne menyre te vazhdueshme produkte te reja ne treg. Standartet tona te larta teknologjike dhe cilesia e larte qe tregohet nga ‘ made by Stihl ‘ kane nje reputacion te madh ne te gjithe boten dhe ne jemi shume krenare per kete. Vazhdimesia eshte nje baze solide per forcen tone innovative.
Punonjesit tane jane shume besnike ndaj kompanise dhe ne i vleresojme dijet dhe eksperiencen e tyre. Entusiazmi dhe angazhimi i tyre jane celsi i pozicionimit tone si nje nga lideret teknologjike ne

sektorin tone te industrise. Struktura e pronesise e kompanise sone familjare eshte gjithashtu e orientuar per afat te gjate. Qellimi yne eshte qe te mbajme STIHL brenda pronesise se pasardhesve te themeluesit, Andreas Stihl.
Nje hap tjeter ne kete proces eshte transferimi i leadershipit strategjik te kompanise tek brezi i trete i aksionereve. Klientet tane e dine qe ata mund ti besojne markes STIHL dhe ne cilesine e produkteve tona, edhe ne keto kohe te shpejta ku shume shpesh fokusi eshte tek fitimi afat-shkurter ose qellime te ngushta tre-mujore. Shume prej jush jane besniket tane prej dekadash. Ne ju falenderojme per besnikerine tuaj dhe jemi shume krenare per kete besim tuajin tek ne. Ne ju premtojme se do te vazhdojme te dedikojme entusiazmin tone per teknologjine dhe kenaqesine tone per inovacione duke krijuar produkte te shquara teknikisht ne menyre qe ju te mund te perfitoni me shume ne te ardhmen.

Hans Peter Stihl
Kryetar Nderi




Nikolas Stihl
Kryetar i Keshillit Mbikqyres