Histori Suksesi

Filozofia e kompanisë sonë është vendosur nga themeluesi i kompanisë, Andreas Stihl i cili e vinte theksin tek orientimi ndaj klientit, cilësia e lartë STIHL, respekti për punonjësit dhe shpërndarja nëpërmjet tregtarëve me pakicë të specializuar, të cilët kryejnë edhe servisin e produkteve.

Këto kanë provuar të jenë faktorët kryesorë të suksesit tonë. Që nga themelimi i kompanisë 85 vjet më parë, ne e kemi zgjeruar dhe zhvilluar vazhdimisht gamën tonë të produkteve për JU dhe ME JU, klientët tanë, dhe sot ne përfaqësohemi nëpërmjet tregtarëve tanë me pakicë dhe të specializuar në më shumë se 160 vende në të gjithë botën. STIHL është marka më e shitur në botë për motosharra që prej vitit 1971. Nga vjen kjo? Ne jemi të bindur se mund t’ju ofrojmë zgjidhje më të mira për të plotësuar nevojat dhe dëshirat tuaja.

Produktet STIHL ofrojnë shumë inovacione teknike. STIHL mban më shumë se 1000 patenta në të gjithë botën dhe me futjen tonë në teknologjinë e baterive dhe kontrollit elektronik të motorit, ne jemi të pajisur më së miri për të përballuar sfidat e së ardhmes. Ne sjellim në mënyrë të vazhdueshme produkte të reja në treg. Standartet tona të larta teknologjike dhe cilësia e lartë që tregohet nga ‘made by STIHL’ kanë një reputacion të madh në të gjithë botën dhe ne jemi shumë krenarë për këtë. Vazhdimësia është një bazë solide për forcën tonë inovative.

Struktura e pronësisë e kompanisë sonë familjare është gjithashtu e orientuar për afat të gjatë. Qëllimi ynë është që të mbajmë STIHL brenda pronësisë së pasardhësve të themeluesit, Andreas Stihl. Një hap tjetër në këtë proces është transferimi i lidershipit strategjik të kompanisë tek brezi i tretë i aksionerëve. Klientët tanë e dinë që ata mund t’i besojnë markës STIHL në cilësinë e produkteve tona, edhe në këto kohë të shpejta ku shumë shpesh fokusi është tek fitimi afat-shkurtër ose qëllime të ngushta tre-mujore. Shumë prej jush janë besnikët tanë prej dekadash.

Punonjësit tanë janë shumë besnikë ndaj kompanisë dhe ne i vlerësojmë dijet dhe eksperiencën e tyre. Entuziazmi dhe angazhimi i tyre janë çelësi i pozicionimit tonë si një nga liderët teknologjikë në sektorin tonë të industrisë.

Ne ju falenderojmë për besnikërine tuaj dhe jemi shumë krenarë për këtë besim tuajin tek ne. Ne ju premtojmë se do të vazhdojmë të dedikojmë entuziazmin tonë për teknologjinë dhe kënaqësinë tonë për inovacione, duke krijuar produkte të shquara teknikisht në mënyrë që ju të mund të përfitoni më shumë në të ardhmen.

Kryetar i Këshillit Mbikqyrës

Nikolas Stihl

Kryetar Nderi

Hans Peter Stihl

WordPress PopUp Plugin