BGA 200

Aparat fryrës me rendiment të lartë me bateri nga STIHL. Me zhurmë të reduktuar për përdorim profesional në zona të banuara dhe sensitive ndaj zhurmave. Ideale për përdorim me dorë për zona të ngushta. Për sipërfaqe të mëdha ose kohëzgjatje pune, BGA 200 mund të përdoret thjesht me sistemin mbajtës përkatës. Mund të shndërrohet shumë thjesht në formën e të mbajturit me dorë ose duke e varur në qafë, duke e bërë BGA 200 një vegël fleksible të ndashme 2 në 1. Forma e lakuar e BGA 200 siguron që pavarësisht rrymës së fortë të ajrit, dridhjet dhe ndikimi në trup dhe dorë të jenë minimale. Doreza e dytë dhe bllokuesi i gazit sigurojnë komfort shtesë. Me anën e butonit mundësohet përshtatja e gjatësisë së gypit të fryrjes, në mënyrë të thjeshtë, për pastrimin në situata të ndryshme, si psh. pastrimi në cepa ose vende të ngushta. Sistemi mbajtës serial fiksohet në rripin e kofshës së baterisë AR.

Specifikime Teknike
Vecoritë
Emri i produktit Bateria Kohëzgjatja (min) Pesha (kg) Fuqia (V) Fuqia fryrëse (N)
BGA 200 Lithium-Ion Deri në 500 3.2 36 21
WordPress PopUp Plugin