HSA 26

Prerëse gardhesh me bateri, e lehtë dhe kompakte. E pajisur me tehe për shkurtimin dhe mirëmbajtjen e degëve më të vogla me gjelbërim të përhershëm dhe pemëve zbukuruese me gjethe të vogla. Tehet prerëse janë dizenjuar sipas gjeometrisë optimizuese të prerjes STIHL për një përvojë sa më optimale gjatë prerjes. E pajisur me prerëse bari për prerjen e skajeve të lëndinës. Përfshin një dorezë kontrolli e cila nuk lejon rrëshkitje gjatë mbajtjes dhe përdorimit, duke siguruar kështu ergonomi të përsosur. Gjithashtu, kjo vegël pune lejon ndryshimin e shpejtë të teheve prerës pa mjete shtesë, si dhe përmban një tregues të nivelit të karikimit të baterisë, në mënyrë që të shikoni kapacitetin e mbetur të baterisë në çdo kohë. Bateria AS 2 punon ekskluzivisht me produktet e sistemit AS, por nuk është kompatibël me HSA 25. HSA 26 është e disponueshme si set ose si një mjet individual.

Të përfshira në set:
1 x bateri me jone litiumi AS 2, 28 Wh, 10.8 V.
1 x karikues standart AL 1.
1 x teh prerës me gjatësi prerje 20 cm, duke përfshirë kapakun mbrojtës të tij.
1 x prerës bari, me gjatësi prerje 12 cm, duke përfshirë kapakun mbrojtës të tij.
1 x çantë mbajtëse e zezë/portokalli me vrima për montim në mur.

Specifikime Teknike
Vecoritë
Emri i produktit Energjia e baterise (V) Pesha  (kg)
HSA 26 10.8 0.8
WordPress PopUp Plugin