MS 661 C-M

Motosharra MS 661 C-M është motosharra që përdoret për punët më të vështira në botën e pylltarisë. Është e pajisur me teknologjitë më të avancuara të momentit, të cilat rezultojnë në performancën më të mirë të mundshme. Kjo motosharrë kombinon në mënyrë të efektshme fuqinë me precizionin dhe komfortin, pa përmendur konsumin e ulët të karburantit, dridhjet e nivelit me të ulët dhe raportin perfekt peshë-fuqi. Rrjedhimisht, është zgjedhja e parë për profesionistët e kësaj fushe. MS 661 C-M, gjithashtu, ka të integruar në strukturën e saj një microchip elektronik (M-Tronic), i cili rregullon në mënyrë automatike ndezjen, furnizimin me karburant, duke marrë si faktorë temperaturën e ambientit, cilësinë e karburantit, si edhe lartësinë. Si rezultat, shmanget përshtatja manualisht e karburatorit dhe sërish ruhet performanca e lartë e motorrit. Kjo e bën punën më të lehtë edhe për profesionistët më të arrirë të fushës.

Specifikime Teknike
Vecoritë
Emri i produktit Kapaciteti (cm3) Fuqia kW/hp Pesha (kg) Gjatësia e shinës (cm)
MS 661 C-M 91,1 5,4/7,3 7.4 50-63-71
WordPress PopUp Plugin