STIHL – Histori e gjatë

STIHL u themelua nga një njeri i vetëm me vizion shumë të gjerë. Tani, pas më shumë se 80 vjetësh, Grupi STIHL punëson mbi 12.000 njerez mes të cilëve mbi 400 dizenjatorë dhe inxhinierë, dhe e zhvillon veprimtarinë e vet nëpërmjet rrjetit të mbi 40.000 tregtarëve të specializuar në më shumë se 160 vende të botës. Në sajë të cilësisë shumë të lartë, teknikës revolucionare dhe ideve novative, STIHL është marka e preferuar për shumë profesionistë dhe individë në mbarë botën.

1926

Аndreas Stihl themeloi kompaninë në Stuttgart, Gjermani. U prodhua motosharra e parë STIHL me motor elektrik që përdorej nga dy persona.

1927

Një vit pasi themeloi kompaninë, Andreas Stihl hapi një fabrikë në Bad Cannstatt në afërsi të Stuttgart-it. Ndërtesa u dëmtua rëndë gjatë luftës dhe ai e zhvendosi prodhimin në Ëaiblingen ku ndodhet edhe sot.

1929

U prodhua motosharra e parë STIHL me motor me benzinë që përdorej nga dy persona.

1931

STIHL filloi eksportin e motosharrave në Аmerikë dhe Rusi.

1950

U prodhua motosharra e parë në botë e cila mund të përdorej nga një person.

1954

Diversifikimi filloi. Një pajisje shtesë tek motosharra STIHL BL e transformoi atë në hapëse gropash.

1959

U prodhua motosharra legjendare STIHL Contra. Vizioni i Andreas Stihl u realizua, motosharra e lëvizshme dhe e lehtë në peshë STIHL Contra revolucionarizoi punën në pyll duke e motorizuar atë.

1971

STIHL bëhet lideri botëror në tregun e motosharrave duke prodhuar 340.000 copë në vit. Për plotësimin e kërkesave në rritje për produkte të cilësisë së lartë, STIHL hap një uzinë për derdhje dhe stampim formash magnezi në Prüm-Ëeinsheim. Uzina prodhon komponentë të tille si sotokarter për motosharrat dhe veglat e tjera.

Vitet 1970

Proceset e prodhimit mekanizohen më shumë dhe zgjerimi vazhdon.

Vitet 1970

Krijohet logo STIHL, si e njohim edhe sot. Evolucioni i logos STIHL reflekton diversifikimin e gamës së prodhimit. E dizenjuar në fillim si simbol i punës ne pyll u shndërrua tani në një markë të veglave cilësore të punës e njohur në të gjithë botën.

1973

Themeluesi i kompanisë, Andreas Stihl vdes në moshën 76-vjeçare. Manaxhimi i kalon Hans Peter Stihl dhe motrës së tij Eva Mayr-Stihl.

1974

Themelohet STIHL Incorporated në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1985

Druvarët profesionistë i kanë testuar gjatë kalimit të kohës, me forcën e tyre sëpatat dhe motosharrat STIHL. Për të nxitur këtë shpirt gare dhe shfaqjen e aftësive të tyre, u krijua STIHL® TIMBERSPORTS® Series. Ky kompeticion ka tani një bazë globale tifozësh që ndjekin shfaqjet live në televizor.

1992

STIHL blen prodhuesin e pajisjeve të kopshteve, VIKING. Me qendër në Tirol të Austrisë, kompania u zgjerua shpejt nën drejtimin e Dr. Nikolas Stihl – nipi i themeluesit të kompanisë.

2001

Qendra e re e VIKING hap dyert në Kufstein, Austri për prodhim, dizenjim perfekt, shitje dhe marketing.

2004

STIHL hap Qendrën Inxhinierike në Waiblingen nëpërmjet një investimi prej 40 milion eurosh për infrastrukturën e kërkimit shkencor R&D në funksion të së ardhmes.

2008

VIKING prodhon një gamë unike të traktorëve të barit. Të dizenjuar krejtësisht nga ekipi austriak, për zhvillimin e këtyre modeleve të reja është punuar katër vjet (17.000 orë).

2009

STIHL futet në tregun e baterive të veglave të punës me dy tipe gërshërësh gardhi, të cilat u vlerësuan shumë nga kopshtarët profesionistë si të fuqishme, për punë pa zhurmë dhe performancë të zgjatur.

2010

Teknologjia M-Tronic e STIHL si një sistem i plotë elektronik i manaxhimit të motorit, e bën MS 441 C-M motosharrën më të avancuar deri tani.

2011

Një erë e re fillon me gamën komplete të veglave të kopshtit me bateri nga STIHL. Një bateri prej jonesh litiumi e pastër, pa zhurmë dhe me kohëzgjatje të madhe i jep fuqi të pesta veglave që përdoren me të.

2014

NJË TJETËR PRODHIM: I PARI NË BOTË NGA STIHL

STIHL TSA 230: makineria e parë prerëse në botë me bateri.

2016

STIHL VAZHDON TË ZGJEROHET

Në Waiblingen, STIHL hap një qendër të re logjistike prodhimi dhe një ndërtesë të re për qendrën e zhvillimit me një sipërfaqe prej 12,600 metra katrorë.

Rrjeti i prodhimit zgjerohet më tej me uzinën e re të karburatorit ZAMA në Filipine.

Sot STIHL është marka e motosharrave më e shitur në botë. Duke shfrytëzuar dijet, aftësinë dhe eksperiencën e vet të fituar nga prodhimi i motosharrave, STIHL është tani lider edhe për prodhimin e shumë veglave të tjera të punës si motokosa, sharra betoni, pajisje fryrëse-spërkatëse, si edhe ka një gamë të pasur të produkteve të pastrimit.

WordPress PopUp Plugin