27
Apr
STIHL ju paralajmëron për produktet e falsifikuara
0
Kujdes : Cfare duket si nje pazar me leverdi mund te dale shume i shtrenjte pasi cmimi i ulet i motosharrave te falsifikuara ecen paralel me nje kohe me te ulet te punimit, me me pak fuqi dhe me me pak siguri ne pune.
Megjithate produktet e falsifikuara nuk ofrohen gjithmone me cmim te ulet. Ne shume raste cmimet jane vetem pak me te uleta se cmimet e produkteve origjinale. Kjo behet per te krijuar pershtypjen se ato jane produkte origjinale STIHL.
- Produktet e falsifikuara jane te rrezikshme
- Ndersa produktet STIHL karakterizohen ndermjet te tjerave nga cilesi dhe standarte sigurie te larta, kjo nuk ndodh me produktet imitacione. Shpesh produktet e falsifikuara prishen vetem pas nje kohe te shkurter pune dhe nuk mund te riparohen pasi nuk mund te gjenden pjese nderrimi. Per me teper, pajisjet kritike te sigurise mund te jene me defekt ose mund te mungojne fare. Per shembull, doreza e frenimit automatik – pjesa me e rendesishme per sigurine ne nje motosharre – eshte gjetur e thyer kur nje produkt i falsifikuar eshte sapo nxjerre nga kutia e paketimit.
- Motosharrat STIHL jane kthyer ne fokus te vemendjes per imitatoret. Shumica e produkteve te falsifikuara vijne nga Kina dhe duken si produkte origjinale sidomos me ngjyrat e tyre portokalli dhe gri te lehte. Per me tej, konsumatoret mashtrohen nga shirita ngjites me emrin ‘ STIHL ‘ te ngjitura ne to dhe ne disa raste modele te tilla si ‘MS 440’ jane te shenuar dhe tek trupi i sharres. Pervec ngjyres se tyre te perafert dhe dizenjos se modelit, keto motosharra s kane asgje te perbashket me motosharrat origjinale STIHL.