Motosharrat STIHL janë në fokusin e vëmendjes për falsifikatorët. Shumica e falsifikimeve vijnë nga Kina dhe ato ngjasojnë si produktet origjinale STIHL, veçanërisht me skemën e ngjyrave portokalli/gri e lehtë. Për më tepër, konsumatorët tërhiqen nga etiketat e falsifikuara me emrin e markës ‘STIHL’, dhe në disa raste nga emërtimet familjare si ai i modelit ‘MS 440’ të vendosura mbi sharra. Përveç ngjyrave dhe përcaktimit të modelit, këto motosharra nuk kanë asgjë të përbashkët me motosharrat origjinale të STIHL.
Gjeni këtu produktet e reja Stihl dhe Viking. Lista përditësohet vazhdimisht me produktet më të reja. Klikoni për të parë specifikat teknike, vecoritë dhe aksesoret që ne rekomandojmë.
Klikoni për të parë gamën e gjerë të produkteve tona. Për cdo produkt në katalog gjeni specifikat. Për më tepër informacion na kontaktoni.
Klikoni për të shfletuar katalogët e Stihl dhe Viking. Katalogët ofrojnë gamën e gjerë të produkteve dhe përditësohet paralelisht me ndërkombëtarët.
FOREST SH.A. është një kompani që operon prej më shumë se një dekade në tregun shqiptar. Kompania ka si fokus kryesor importimin e pajisjeve dhe veglave të punës që përdoren në mirëmbajtjen dhe trajtimin e pyjeve, të pemëve, të kopshteve, të lëndinave, të sipërfaqeve të gjelbra dhe më shumë.
FOREST SH.A. u krijua falë vizionit të gjerë dhe shpirtit sipërmarrës të një njeriu të vetëm, të biznesmenit Dritan Çeliku (1965-2018). Ai dha gjithçka nga dijet e tij në fushën e ekonomisë, të financave, të biznesit, shpalosi talentin, intuitën dhe largpamësinë e tij, për ta bërë FOREST, një kompani me profil bashkëkohor. Në sajë të punës këmbëngulëse, aftësive për të përqafuar inovacionin dhe mbi të gjitha si një model i ndershmërisë dhe besimit të lartë, si themelues i vetëm, Dritan Çeliku, arriti t’i japë FOREST-it të tij, prej vitit 2007, statusin si përfaqësuesi/distributori i vetëm në tregun shqiptar të markes gjermane, STIHL – një lider botëror i prodhimit dhe tregtimit të pajisjeve dhe veglave të punës për mirëmbajten e pyjeve dhe të sipërfaqeve të gjelbra (stihl.com).
FOREST SH.A vijon të mbetet një përfaqësuese/ekskluzive e markeës STIHL për Shqipërinë si importuese e vetme e produkteve të saj, me të cilat furnizon një rrjet tregtarësh të autorizuar në Shqipëri. Stafi i FOREST dhe tregtarë të autorizuar asistohen nga programet trajnuese të STIHL për aspekte teknike të përdorimit, shërbimit, prezantimit dhe garancisë së produkteve të markës STIHL.
Aktiviteti i FOREST, është rritur vit pas viti me maturi, duke u mbështetur në partneritetin tonë historik me STIHL, në punën e përkushtuar të stafit të tij, në forcimin e bashkëpunimit me tregtarët e specializuar, të hershëm dhe më të rinj. Ne kemi rritur gamën e produkteve të importuara nga STIHL në Shqipëri, kemi ecur përpara me cilësinë e lartë dhe të padiskutueshme të produkteve të kësaj marke, produkte këto të certifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. Ne vlerësojmë kërkesat në rritje të tregut dhe të ekonomisë së vendit. Ne vlerësojmë opinionet e klientëve dhe të tregtarëve të autorizuar tashmë të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit (kliko këtu). Ne përpiqemi të jemi sa më pranë kërkesave në rritje të tregut me gamën dhe cilësinë e markës STIHL. Ne prezantojmë në tregun vendas produktet dhe teknologjinë e re të markës, produktet e saj pro mbrojtjes e mirëmbajtjes së ambientit (kliko këtu).
Ne sensibilizojmë tregun në lidhje me produktet pirate dhe imitimet, të cilat duke u tregtuar shkelin ligjet ndërkombëtare të së drejtës së markës së regjistruar STIHL, dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e saj në drejtim të cilësisë dhe garancisë, si edhe parimet e konkurrencës së ndershme të tregut (kliko këtu).
Kompania FOREST, vijon të ecë në hapat e themeluesit të saj, Dritan Çeliku. FOREST është një biznes që besojmë në ruajtjen e bazës familjare të tij, në menaxhimin profesional të zinxhirit të veprimtarisë së tij dhe në respektimin e parimeve të biznesit të ndershëm.
FOREST i përmbahet fort filozofisë së tij, që fokusohet në orientimin ndaj klientit, cilësinë e lartë të produkteve, respektin për punonjësit, shpërndarjen e produkteve përmes tregtarëve të specializuar të cilët kryejnë edhe servisin e produkteve.
Duke marrë në konsideratë tregun ku operojmë, e konsiderojmë të rëndësishme për klientët të provojnë jo vetëm përmes cilësisë së produkteve dhe shërbimit, por edhe përmes faqeve zyrtare të STIHL se FOREST është përfaqësues për Shqipërinë. Për këtë arsye, kemi përfshirë në vijim, edhe një pamje të faqes zyrtare të STIHL, ku ka informacion për përfaqësuesit e saj në të gjitha vendet e botës (Figurë 2).