STIHL paralajmëron për imitimet dhe produktet e falsifikuara

KUJDES! Produktet e falsifikuara nuk tregtohen nga tregtarët e autorizuar nga FOREST 

  • Produktet e falsifikuara janë të rrezikshme nga ana ekonomike, e cilësisë së punës, e sigurisë dhe e garancisë në përdorim. STIHL tërheq vazhdimisht vëmendjen, sensibilizon opinionin të rrisë vigjilencën në lidhje me imitimet dhe produktet falso. Produktet falso dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e markës. Produktet falso janë të rrezikshme për blerësit, klientët dhe përdoruesit në përgjithësi.
  • Kliko këtu për të shkuar tek paralajmërimet e STIHL në faqen zyrtare.
  • Ajo blerje që mund të duket si më “e lirë”, mund të të dalë shumë “e shtrenjtë”, pasi motosharrat ose pjesë të tjera të falsifikuara ofrohen me çmime të ulta, por njëkohëshisht kanë një jetëgjatësi më të shkurtër, fuqi të dobët pune, siguri të ulët në përdorim dhe për to nuk ofrohet shërbim dhe garanci produkti.
  • Sidoqoftë falsifikimet nuk ofrohen gjithmonë me çmime të ulëta. Në shumë raste, çmimet janë vetëm pak më të ulëta se çmimet e produkteve origjinale. Kjo bëhet nga rrjeti i falsifikatorëve për të krijuar përshtypjen se ato janë produkte origjinale STIHL.

KUJDES! Imazhet e mëposhtme janë imitime të produkteve origjinale.

Imitim i modelit MS 250.

Një tjetër imazh nga i njejti produkt i imituar.

Imitim i modeleve të motokosave STIHL.

KUJDES! Falsifikimet janë të rrezikshme.

Ndërsa produktet STIHL karakterizohen, ndër të tjera, nga standarde strikte të cilësisë dhe sigurisë, nuk ndodh kështu me imitimet. Shpesh pajisjet, veglat dhe makineritë e falsifikuara prishen vetëm pas një kohe të shkurtër përdorimi. Meqë pjesët e këmbimit nuk mund të vihen në dispozicion për të bërë servisin e pajisjeve dhe makinerive të falsifikuara, ato nuk mund të riparohen. Për më tepër,  pajisje kritike të sigurisë mund të jenë të dëmtuara, me defekt, të prishura ose që mungojnë plotësisht. Për shembull, mbrojtësja e dorës për frenën automatike të zinxhirit – pajisja më e rëndësishme e sigurisë në një sharrë me zinxhir – u zbulua se ishte e prishur kur një sharrë e falsifikuar ishte çpaketuar.

Motosharrat STIHL janë në fokusin e vëmendjes për falsifikatorët. Shumica e falsifikimeve vijnë nga Kina dhe ato ngjasojnë si produktet origjinale STIHL, veçanërisht me skemën e ngjyrave portokalli/gri e lehtë. Për më tepër, konsumatorët tërhiqen nga etiketat e falsifikuara me emrin e markës ‘STIHL’, dhe në disa raste nga emërtimet familjare si ai i modelit ‘MS 440’ të vendosura mbi sharra. Përveç ngjyrave dhe përcaktimit të modelit, këto motosharra nuk kanë asgjë të përbashkët me motosharrat origjinale të STIHL.

KUJDES! Si mund ta mbroni veten?

Shitësit e rrugëve, tregjet e hapura dhe bagazhet e makinave janë gjithmonë shenja të sigurta të produkteve të falsifikuara, inferiore dhe të rrezikshme. E njëjta gjë vlen për produktet e reja të ofruara për shitje në internet. STIHL shpërndan produktet e saj ekskluzivisht përmes rrjetit të Tregtarëve të Autorizuar STIHL duke garantuar kështu produkte origjinale, garancinë, servisin dhe këshilla. Tek tregtarët e autorizuar të STIHL përmes FOREST, mund të jeni të sigurt se do të merrni cilësi të plotë dhe të vërtetë të markës STIHL, dhe jo ndonjë imitim dhe falsifikim të lirë.

Nëse keni më të voglin dyshim, lutemi dërgoni pyetjen tuaj në adresën tonë të e-mail: info@forest.al.

Komunikimet me ju na afrojnë drejt kërkesave dhe interesave tuaja!

WordPress PopUp Plugin